Nënshkruhen 14 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja çfarë u firmos nga dy liderët

0

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Avdullah Hoti kanë nënshkruar 14 marrëveshje ndërqeveritare mes dy vendeve. Mbas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, marrëveshjet janë bërë të njohura. Specifikisht, mes dy qeverive janë nënshkruar:

– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.

– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor

– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës

– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera

– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë

– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal

– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit

– Krijimi i Korridorit Digjital 5G

– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit

– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar

– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor

– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit

– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës

– Marrëveshje për përballimin e Covid -19

Artikulli i mëparshëmSkandali i OFL/ Aktivisti: Si nuk jep askush dorëheqjen në këtë vend? Njerëzit të reagojnë
Artikulli i radhësBaba Vanga parashikon sëmundjen e rëndë të Trump