“Kam aplikuar për punë tek ju, por kurrë nuk më telefonuat” – Davies e fton McDonaldsin t’i shikojë trofetë e tij

0

Alphonso Davies ka zbuluar se kur ishte më i ri, kishte aplikuar për punë në kompaninë për ushqime të shpejta, McDonalds.

Ylli i Bayern Munichut nuk ka ngurruar të rrëfejë se si kishte tentuar të punësohej si i ri në kompaninë botërore.

Davies në një intervistë për B/R Football ka zbuluar se ai nuk ishte ftuar në një intervistë nga kompania e ushqimit.

“McDonalds, nëse jeni duke më shikuar mua me trofetë e mi, dua të ju kujtoj se para disa vitesh kam aplikuar për punë në njërin nga restorantet tuaja. Por, ju kurrë nuk më keni telefonuar”, ka thënë mbrojtësi.

Davies po i shijon sukseset te Bavarezët, derisa vetëm në këtë vit, ka marrë në dorë plotë pesë trofe, në theks të veçantë tripletën, Bundesligën, DFB Pokal dhe Ligën e Kampionëve.

Artikulli i mëparshëmStuhia e frikshme godet rëndë një tjetër shtet, raportohen 9 persona të humbur dhe dëme të shumta
Artikulli i radhësMbretëresha Elizabeth II nuk pyet për moshën 94-vjeçare, fotografohet duke drejtuar mjetin “Range Rover” (FOTO)