Parcela me kanabis në terren/ Pezullohen 22 oficerë të komisariatit të Vlorës, mes tyre dhe shefa

0

22 oficerë të policisë së Vlorës janë pezulluar nga puna për shkak të evdientimit të parcelave të kultivuara me kanabis. Me urdhër të ardhur nga Tirana, mësohet se janë pezulluar nga detyra inspektorë zonash dhe shefa në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Pas operacionit të bërë me dronë, që kontrollonin nga toka dhe ajri, u evidentuan parcela me kanabis, në fshatrat Bolenë dhe Vërmik të Vlorës. Për pasojë u arrestuan dy kryepleqtë e fshatrave D. M., 69 vjeç dhe K. Ll., 47 vjeç. Në pranga ra edhe inspektori i zonave të mbrojtura në Bolenë I. Gj., 64 vjeç.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kontrolluar territorin dhe nuk kanë dhenë informacion për kultivimin e bimëve narkotike.

Artikulli i mëparshëmRama një fatkeqësi kombëtare/ Solis: PD gati të qeverisë, kryeministri i ka bërë listat si pantallonat e tij
Artikulli i radhësNgjarje tronditëse në Korçë, ndërron jetë fëmija 5 vjeç që u aksidentua me traktor nga babai i tij