Fëmija 5 vjeç i cili u aksidentua nga babai i tij me traktor, fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.
Ai u dërgua me urgjencë pas aksidentit, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, i mituri nuk ka mundur të mbijetojë.
“U njoftuam se fëmija i mitur, ka ndërruar jetë”, thotë policia.