Në një kohë kur autoritetet shëndetësore të vendit po japin shpresën e parë për kthimin gradual të normalitetit, operatorët e turizmit janë veçanërisht të shqetësuar për ndikimin në industrinë e rëndë të vendit. Duke pasur parasysh që fluksi i vizitorëve nga jashtë konsiderohet i rrezikshëm, ekspertët paralajmërojnë udhëtimin nën rregulla të rrepta dhe kontrolle rigoroze.
Siç zbulohet nga Ministri i Turizmit, Haris Theocharis, turistët në Greqi do të vijnë me një “pasaportë shëndetësore”.
Çfarë do të thotë kjo? Bëni gati rrobat e banjos dhe peshqirin! Mund të udhëtoni për aq kohë sa ju nuk keni koronavirus dhe mund ta provoni atë.
Basti i madh për zhvillimin e vitit turistik këtë verë në Greqi është hyrja dhe dalja e sigurt e vizitorëve nga vendi europian dhe për këtë arsye promovohet “pasaporta shëndetësore”, siç deklaroi Ministri i Turizmit, për të përshkruar një metodologji “hyrje të sigurt”.
Në lidhje me këtë, Theocharis deklaroi se BE është duke u konsultuar në mënyrë që çdo qytetari europian që dëshiron të udhëtojë, t’i bëhet një test i besueshëm për të zbuluar nëse është apo jo i infektuar me koronavirus.
Ai madje shpjegoi se kjo duhet të bëhet në vendin nga vijnë pushuesit. Nëse, për shembull, është një vizitor gjerman, ky test do të zhvillohet në Gjermani para se të vijë në Greqi.
Theocharis deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me operatorët kryesorë turistik jashtë vendit, të cilët shprehin interesin e tyre për Greqinë dhe presin që masat e mbrojtjes shëndetësore të merren në hotele dhe vende të tjera me interes turistik.
Theocharis theksoi se viti 2020 do të jetë një sezon turistik 3-mujor, duke përmendur se korriku, gushti dhe shtatori do të ngrenë peshën e sezonit turistik këtë vit. Sigurisht, shtoi ai se ka të dhëna të bazuara për zgjatjen e periudhës deri në Tetor dhe Nëntor. Një parakusht për sa më sipër është, natyrisht, që të mos ketë zhvillime të papritura me koronavirus.