Rama i përgjigjet Metës: Çfarë borxhi të kanë shqiptarët ty?

0
Rama i përgjigjet Metës: Çfarë borxhi të kanë shqiptarët ty?

Edi Rama i është drejtuar sërish Presidentit Ilir Meta me anë të një mesazhi të shpërndarë në Twitter.

Reagimi ka ardhur pas deklaratës së zëdhënësit të presidentit Meta, i cili i tha Ramës që të respektonte marrëveshjen e 5 qershorit.

Ja çfarë shkruan Edi Rama në Twitter:

Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?!

Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma!

Artikulli i mëparshëmFaturat e rënda, PD: Korrupsioni i Edi Ramës për vetëm 2 çështje na kushton 153 mln euro
Artikulli i radhësArti në zi/ Ndërron jetë artisti i madh shqiptar