Kreu i Dhomave të Tregtisë të Arabisë Saudite ka bërë thirrje për bojkot të produkteve turke.
Arabia Saudite dhe Turqia nuk e kanë zgjidhur mosmarrëveshjen që po vazhdon në lidhje me politikën e jashtme dhe qëndrimet ndaj grupeve islamike politike, raporton reuters.
Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën Saudite të Stambollit në vitin 2018 përshkallëzoi edhe më tepër tensionet.
Në fillim të këtij viti, të dy vendet bllokuan disa nga faqet e internetit të lajmeve të njëra-tjetrës.
“Bojkotimi i gjithçkaje turke, qoftë importe, investime apo turizëm, është përgjegjësia e çdo ‘tregtari dhe konsumatori’ saudit, në përgjigje të armiqësisë së vazhdueshme të qeverisë turke kundër udhëheqjes sonë, vendit dhe qytetarëve”, shkroi në Twitter, kryetari i Odës Ekonomike Saudite, Ajlan al- Ajlan.
Ndryshe, në tremujorin e dytë të këtij viti, Turqia ishte partneri i 12-të tregtar i Arabisë Saudite. Në korrik – të dhënat më të fundit në dispozicion – importet saudite nga Turqia kishin vlerë rreth 185 milionë dollarë, përkatësisht 180 milionë dollarë sa ishte në muajin qershor.