Ilirjan Celibashi është rikthyer edhe njëherë në krye të KQZ-së, si kryekomisioner.
Mazhoranca e Edi Ramës ka votuar sot për emrin e tij, si kryetar i institucionit të ri që do të ngrihet për të kontrolluar zgjedhjet.
Celibashi është ish-ministër i Edi Ramës në qeverinë e parë 2013-2017.
Më herët ka mbajtur postin e kryetarit të KQZ-së për disa vite.
Tani pritet që të zgjidhen dhe anëtarët e tjerë të KQZ-së dhe këshillit të ankesave, institucione të reja për administrimin e zgjedhjeve.