Pavarësisht se është i infektuar, Trump planifikon të marrë pjesë në debatin e ardhshëm presidencial

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë javës së kaluar kishte konfirmuar se është infektuar me coronavirus.

Pavarësisht kësaj, ai po planifikon të marrë pjesë në debatin e ardhshëm presidencial të planifikuar për në 15 tetor.

Kështu së paku për CNN-in ka pohuar drejtori i komunikimit të fushatës elektorale të Trumpit, Tim Murtaugh.

I pyetur rreth planeve të debatit, Murtaugh tha, “Qëllimi i Presidentit është të debatojë”.

Theksojmë se debati i dytë i përgjithshëm presidencial i zgjedhjeve do të organizohet në Miami, Florida. Ndryshe nga debati i parë, debati i tjetër presidencial do të marrë formën e një salle bashkie, ku pyetjet do t’u paraqiten kandidatëve nga banorët e zonës së Miamit.

Trump me pajtimin e mjekëve ka konfirmuar se sot do të largohet nga spitali ushtarak në Marylandit dhe do të vazhdojë trajtimin kundër coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë.

Artikulli i mëparshëmBE-ja kërkon të hetohet rasti i vetëvrasjes së gazetares ruse
Artikulli i radhësSerbia pritet të armatoset me dronët luftarakë nga “vëllezërit” turq të Shqiptarëve,