Serbia po vazhdon bashkëpunimin tregtar edhe në nivel ushtarakë me Turqinë.
Ministri i Financave, Sinisa Mali dhe Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Mbrojtjes, Nenad Miloradoviq janë nisur për në Turqi.
Pas bisedimeve dhe negociatave të gjata midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe udhëheqësit turk, Recep Tayyip Erdogan, delegacioni shtetëror serb udhëtoi sot në Ankara, ku do të bien dakord rreth blerjes së disa sistemeve të dronëve luftarakë të tipit “Barjaktar”, raporton b92.
Ata duhet të vendosin të gjitha detajet dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin së bashku me kontratën në bazë të së cilës, një nga sistemet luftarake më të fuqishme të dronëve aktualisht në botë do të arrijnë në Serbi.
“Barjaktar” është një sistem i prodhimit turk që ka provuar të jetë jashtëzakonisht efikas në konfliktet e luftës në Siri, Irak, Libi, por edhe në përleshjet e fundit në Nagorni-Karabaku.