Një studim i ri ka arritur në rezultatin se kanabisi mund të përdoret për të trajtuar komplikimet e mundshme vdekjeprurëse me COVID-19.
Studiuesit në Universitetin e Karolinës së Jugut organizuan të paktën 3 studime mbi minjtë që zbuluan se THC, kimikati që i jep kanabisit efektin e tij turbullues, mund të ndihmojë në parandalimin e një përgjigje të dëmshme imune që shkakton Sindromën e Distresit të Frymëmarrjes Akute (ARDS).
ARDS është një nga ndërlikimet më të zakonshme për pacientët me raste të rënda të koronavirusit. Mund të jetë fatale ose të çojë në dëmtim të përhershëm të mushkërive.
Qëllimi i studimit të universitetit të Karolinës ishte për të parë nëse THC mund të bllokojë përgjigjen imune që çon në zhvillimin e ARDS duke futur një toksinë tek minjtë.
Pas dhjetëra eksperimenteve u pa se të gjithë minjve që iu dha THC pas toksinës mbijetuan, ndërsa ata që nuk morën kimikatin ngordhën.
Studiuesit deklarojnë se puna e tyre është ende larg së qëni përfundimtare dhe theksuan se i inkurajojnë njerëzit të përdorin marihuanë për të trajtuar vetë COVID-19.