“Lëvizja Socialiste për Integrim do të organizojë më datën 21 nëntor Konventën Kombëtare. Në takimin e zhvilluar sot me strukturat e LSI, kryetarja e partisë Monika Kryemadhi u shpreh në konventë kandidatët do të votohen sipas parimit “një anëtar një votë”, një model që LSI e ka aplikuar e para në Shqipëri, që në vitin 2013.
Në takimin e strukturave të LSI u bë e ditur se nënkryetare e LSI në Tiranë është komanduar, Briseida Shehaj.
Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh.