Rama për naftëtarët e Ballshit: Nuk ka greva urie për të më sensibilizuar mua, grevat bëhen kur s’të dëgjon njeri

0

I pyetur për grevën disa ditore në Ballsh të naftëtarëve të rafinerisë, kryeministri Edi Rama ka theksuar se qeveria ka ndërhyrë disa herë, duke bërë përpjekje maksimale. Gjithashtu ai ka premtuar se qeveria do të vijojë këto përpjekje, por sipas tij problemi i rafinerisë në Ballsh vjen si pasojë e privatizimit në mënyrë kriminale dhe keqpërdorimit.

Ai thekson se për ta sensibilizuar nuk duhen greva, pasi ai është sensibilizuar me naftëtarët dhe madje është shumë i shqetësuar. Gjithashtu shton se për këtë problem ka folur me Presidentin e Azerbajxhanit dhe njëkohësisht po punon dhe me BE.

Për Ramën ka dy rrugë, investimi i madh në rafineri ose mbyllja e saj.

”Është kompani private. E privatizuar në mënyrë kriminale. Janë pasojat e një procesi privatizimi kriminal. Jemi përfshirë në mënyrë të vazhdueshme për të lehtësuar dhe mbështetur ata njerëz që janë aty, duke bërë lloj-lloj akrobacish, dhe do bëja një libër më vete për ata, që ajo ndërmarrje të vijojë normalisht.

Jo më larg se pak javë më parë takova Presidentin e Azerbajxhanit. Edhe dje, sot akoma, pasdite do marr informacion se çfarë të reje ka në këtë drejtim. Me kompaninë që pasi fitoi garën për të marrë atë krudin do hynte në procesin e ndezjes së rafinerisë. Çfarë kemi ndihmuar sa kemi mundur. Por për të na fajësuar është e tepërt. Kemi bërë dhe do bëjmë çmos. Është një ndërmarrje që qysh në krye të herës, nëse kishte një arsye për ta privatizuar, ishte për ta rimëkëmbur, privatizimi ishte kriminal, dhe asnjëherë nuk u bënë investime serioze.

Thjesht ajo rafineri është keqshfrytëzuar. Shumë i shqetësuar, por padiskutim është që të bëjmë diçka jo të themi. Më vjen shumë keq. Por nuk mendoj që ka greva urie, për të më sensibilizuar mua. Grevat bëhen kur s’të dëgjon njeri. Ne i këmi dëgjuar, kemi bërë disa herë ndërhyrje që të sistemojmë procesin. Problemi është në thelb, thelbi është i kalbur. Ajo rafineri do investim të madh për të rimëkëmbur që të funksionojë në afat të gjatë. Ose do një politikë tjetër që po punojmë me BE, për të mbajtur një ekuilibër në kohë, në sensin e amortizimit ndërkohë që rafineria mbyllet. Nuk jemi në këtë fazë. Jemi në fazën e opsionit të zgjidhjes, për ato pika ku mund të gjejmë zgjidhje.”- tha Rama.

Artikulli i mëparshëmDetaje të reja nga zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe (SI NDODHI NGJARJA)
Artikulli i radhësShkencëtarët e Universitetit te Kalifornisë: Koronavirusi nuk përhapet mes gjurmëve të lëna në sipërfaqe të ndryshme