Detaje të reja janë zbardhur nga zhdukja e tre të rinjve nga Malësia e Madhe,Daniel Pepaj, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, ndërsa dyshohet se janë vrarë në pyjet e fshatit Vrith të Malësisë së Madhe për parcelat me hashash.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se pak ditë para zhdukjes, tre të rinjtë kishin debatuar në pjesën e mbrapme të një lokali në Bajzë. Në Bajzë tre të rinjtë i ka dërguar me makinën e vëllait i Vilson Çutaj.
Mësohet se debati është krijuar për shkak se kishin humbur 20 kg kanabis dhe dyshohet se i kishte vjedhur Danieli.
Këtu janë ngritur dyshimet se 25 vjeçari Daniel Pepaj i ka vrarë të dy, pas debatit që kanë pasur.
Daniel Pepaj është parë me armë nga banorët e fshatit Zagorë, ndërsa janë shprehur se kanë dëgjuar të shtëna armësh.
Pasi familjarët e tre të rinjve kanë bërë kallëzim në Polici, në zonë kanë shkuar forca dhe efektivë të shumtë, të cilët po krehin zonën dhe po kërkonte tre të zhdukurit.