KPK shkarkon gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena, ish anëtari i KLD-së shfaqi probleme me pasurinë

0

KPK shkarkon gjyqtarin Neritan Cena, pas problemeve me pasurinë. Cena ishte gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupa gjyqësore përbëhej nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Gjyqtari Cena shfaqi probleme me justifikimin e pasurisë, e cila solli edhe shkarkimin e tij.

Neritan Cena ka përfunduar studimet e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit. Në vitin 2006, ai u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Cena ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Artikulli i mëparshëmShkencëtarët e Universitetit te Kalifornisë: Koronavirusi nuk përhapet mes gjurmëve të lëna në sipërfaqe të ndryshme
Artikulli i radhësNafta fillon rikuperimin. Çmimet mbështeten nga dalja e Trump nga spitali. Bursa për datën 6 Tetor 2020