Nafta fillon rikuperimin. Çmimet mbështeten nga dalja e Trump nga spitali. Bursa për datën 6 Tetor 2020

0

Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke rikuperuar thuajse të gjitha humbjet e ditës së premte. Çmimet po mbështeten nga komentet e doktorëve se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të dalë të hënën nga spitali, ndërsa pak ditë më parë rezultoi pozitiv me Covid-19. Paqartësitë mbi shëndetin e presidentit amerikan e rrëzuan naftën poshtë 40 dollarëve për fuçi në ditën e premte.

Ndërsa sot nafta Bruto amerikane ka fituar rreth 4% të vlerës dhe tregtohet në rreth 40.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane tregtohet në rreth 38.6 dollarë për fuçi. Gjithashtu, çmimet janë mbështetur edhe nga greva e punonjësve të naftës në Norvegji, e cila nëse do të vazhdojë mund të shkaktojë një mungesë të naftës në treg prej 330 mijë fuçi në ditë, e barabartë me 8% të prodhimit total të këtij vendi. Ndërsa Libia, që është një vend anëtar i OPEC, ka rifilluar prodhimin në 3 rafineri duke prodhuar një shtesë prej 270 mijë fuçi në ditë.

Rritja e çmimeve gjatë muajve të fundit ka inkurajuar prodhuesit amerikanë të rrisin aktivitetin e prodhimit, pasi numri i puseve aktive u rrit në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2018.

Bursa për datën 6 Tetor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA399.00+ 1.25
DIESEL342.75+ 13.25
BRENT41.07+ 1.09

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmKPK shkarkon gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena, ish anëtari i KLD-së shfaqi probleme me pasurinë
Artikulli i radhësKy është ‘nokauti i vitit në MMA’, Bibulatov hedh ne tokë kundërshtarin me rrotullim “vrasës”