Real Madridi është i vetmi klub i madh evropian që nuk ka shpenzuar asnjë cent në këtë afat kalimtar veror.
Los Blancos kishin prioritet largimin e disa lojtarëve në këtë verë, qoftë si huazim apo si shitje përfundimtare.
Nga Real Madridi u largua në total 15 lojtarë, përfshirë këtu emra të mëdhenj si, Achra Hakimi, Oscar Rodriguez, Sergio Reguilon, James Rodriguez dhe Gareth Bale, që kalon shumën e 100 milionë eurove.
Skuadra madrilene riktheu nga huazimi lojtarë si Martin Odegaard, Alvaro Odriozola dhe Andriy Lunin, derisa janë të fokusuar në transferimin e Kylian Mbappes në verën e ardhshme nga Paris Saint-Germain.
Chelsea e mban kurorën e shpenzime në Evropë, pasi harxhuan plotë 247 milionë euro në transferimin e lojtarëve si Kai Havertz, Timo Werner, Ben Chilwell dhe Hakim Ziyech.
Manchester City është në vendin e dytë me 157 milionë euro të shpenzuara në lojtar si, Nathan Ake, Ferran Torres e Ruben Dias.
Në vendin e tretë është Barcelona që shpenzoi 124 milionë euro në transferimin e lojtarëve si Miralem Pjanic dhe Sergino Dest.
Shpenzues të mëdhenj ishin edhe klube si Atletico Madrid, Tottenham Hotspur, Arsenal, Manchester United, Liverpool e Bayern Munich.