Juventusi publikon lisën me 23 lojtarë për Ligën e Kampionëve

0

Juventus ka njoftuar zyrtarisht skuadrën që do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2020-21, ku aty është edhe Federico Chiesa që do të veshë fanellën me numrin 22.

“Zonja e Vjetër” fillon sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me një ndeshje jashtë fushës ndaj Dinamo Kiev, ndërsa pret Barcelonën dhe i shkon Ferencvarosit.

Klubi i ka dorëzuar listën e lojtarëve UEFA-s, ku vërehet mungesa e  Sami Khediras.

Merih Demiral është kthyer , ndërsa Bianconerët zbuluan se Chiesa është regjistruar me fanellën me numër 22.

Skuadra e Juventusit për Ligën e Kampionëve  2020-21

Portierë: Szczesny, Buffon, Pinsoglio.

Mbrojtës: Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Demiral, Frabotta, Cuadrado.

Mesfushorë: Arthur, Ramsey, McKennie, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Kulusevski, Portanova.

Sulmues: Chiesa, Dybala, Morata , Ronaldo.

Artikulli i mëparshëmReal Madridi nuk harxhoi asnjë cent këtë merkato/ Ja klubet që shpenzuan më shumë
Artikulli i radhësLazio i jep leje Muriqit të udhëtojë për ndeshjet e Kosovës, duke filluar me atë ndaj Maqedonisë së Veriut