Lazio i jep leje Muriqit të udhëtojë për ndeshjet e Kosovës, duke filluar me atë ndaj Maqedonisë së Veriut

0
E konfirmuar: Vedat Muriqi te Lazio - Periskopi

Klubi i Lazios e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët janë të angazhuar me skuadrat e tyre përfaqësuese.

Nga 11 lojtarët që janë ftuar nga ekipet e tyre shtetërore ndodhet edhe emri i Vedat Muriqit, sulmuesit të Kosovës, i cili ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe e ka tejkaluar sëmundjen.

Në detajet e programit të publikuar nga faqja zyrtare e Biancocelestëve thuhet se 26-vjeçari do të jetë në ndeshjen e të enjtes (8 tetor) ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që zhvillohet në Arena ‘Todor Proeski’ në Shkup.

Këto dy përfaqësuese zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian. Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Po ashtu, ai është liruar edhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë që zhvillohet më 11 tetor (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. .

Si edhe në përballjen tjetër të Kosovës në kuadër të kësaj lige, kundër Greqisë më 14 tetor (e mërkurë) në ‘Spyros Louis Olympic Stadium’ në Athinë. 

Artikulli i mëparshëmJuventusi publikon lisën me 23 lojtarë për Ligën e Kampionëve
Artikulli i radhësPo regjistronte një video në TikTok, një nënë në Angli mbeti ‘e shokuar’ nga ajo që i tha vajza e saj dyvjeçare