Foreign Policy: Turqia dërgoi 1,500 luftëtarë sirianë në Azerbajxhan

0

Turqia ka dërguar 1500 luftëtarë sirianë në Azerbajxhan për të luftuar në Nagorni-Karabak, njofton Foreign Policy.

Pasi luftuan më parë në Siri dhe mbrojtën interesat turke në Libi, luftëtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), të përbërë nga grupe të armatosura dhe të mbështetura nga opozita, janë kthyer në Siri për të lëvizur drejt Azerbajxhanit.

Turqia i ka dhënë mbështetje pa kushte Azerbajxhanit, duke thënë se në këtë formë po i pengon forcat armene në rajon.

Sidoqoftë, si Turqia ashtu edhe Azerbajxhani kanë mohuar akuzat nga Franca, Rusia dhe Irani se Ankaraja po dërgon mercenarë sirianë në Azerbajxhan.

Zyrtarët turq gjithashtu thanë, duke ofruar prova, se militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) po ndihmonin Armeninë.

Foreign Policy raportoi se luftëtarët e parë të SNA-s u transferuan në Turqinë jugore në fund të shtatorit, përpara se të përfundonin në Azerbajxhan më 25 shtator. Komandantët e SNA-s arritën më herët për të eksploruar rajonin dhe për të koordinuar vendosjen e trupave.

Gazeta raporton se luftëtarëve u ishte thënë se kryesisht do të vendosen në pikat e kontrollit përgjatë kufirit, por në vend të kësaj, me një mbështetje të vogël nga forcat Azerbajxhanase, ata u shtyn në konflikte të drejtpërdrejta me armenët.

Të gjithë luftëtarët sirianë, sipas një burimi në revistës Foreign Policy, janë të pakënaqur me situatën në Azerbajxhan dhe situata psikologjike është e keqe pasi shumë prej tyre u vranë në luftime.

Artikulli i mëparshëmPo regjistronte një video në TikTok, një nënë në Angli mbeti ‘e shokuar’ nga ajo që i tha vajza e saj dyvjeçare
Artikulli i radhësEvropianët të “rraskapitur” nga pandemia, thotë OBSH-ja