Shtëpitë e futbollistëve janë bërë shpeshherë preh e grabitësve. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Cristiano Ronaldos, teksa ky i fundit po luante ndeshjen e tij të 166-të me kombëtaren e Portugalisë kundër Spanjës (0-0, miqësore), raporton “Diario de Noticias da Madeira” .
Sipas të përditshmes lokale, autori i krimit, i cili hyri përmes derës së garazhit, nuk qëndroi shumë gjatë në shtëpinë e tij në Funchal, Madeira.
Koha i mjaftoi për të vjedhur një fanellë të Juventusit dhe sende të tjera personale pa ndonjë vlerë të madhe.
Autori i grabitjes tashmë është identifikuar nga autoritetet dhe është shpallur në kërkim.