F-19 në Kaukaz, dëshmi e përfshirjes së Turqisë në konfliktin Nagorni-Karabaku?

0

Të paktën dy aeroplan F-16 janë në Aeroportin Ndërkombëtar në Ganja të Azerbajxhanit.

Sipas gazetarit të New York Timesot, Christian Tribert, “Analiza e imazheve satelitore nga Planet Labs tregojnë se aeroport gjenden aeroplanët F-16 së bashku me aeroplanin e ngarkesës CN-235, i cili operohet nga Forcat Ajrore Turke”.

Ai shpjegon se matjet e përafërta dhe karakteristikat vizuale të aeroplanëve të ndryshëm u krahasuan, duke përfshirë ato të përdorura nga Forcat Ajrore Azerbajxhanase: MiG-21, MiG-29, Su-25, L-39.

Video tregon gjithashtu një “aeroplan më të madh”, i cili ka shumë të ngjarë të jetë një “aeroplan transportues CASA CN-235, i cili përdoret gjithashtu nga Forcat Ajrore Turke”.

“F-16 mund të sinjalizojë një pjesëmarrje të shtuar të një fuqie më të madhe, Turqisë, në luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorni-Karabakun. Mercenarët sirianë të mbështetur nga turqit tashmë po luftojnë së bashku me trupat azerbajxhanase”, ka shkruar gazetari në një mesazh në llogarinë personale në Twitter.

Ndryshe, Bashkimi Evropian po i frikësohet ndërkombëtarizimit të konfliktit në rajonin e Nagorni-Karabakut me përfshirjen e Turqisë dhe Rusisë, tha dje Ministri i Jashtëm Evropian, Josep Borrell.

Artikulli i mëparshëmTerapia me antitrupa mund ta ketë ndihmuar Trumpin, thotë Fauci
Artikulli i radhësGjykata hedh poshtë “bllokimin e pjesshëm të Madridit” për shkak të COVID – sepse “dëmton të drejtat dhe liritë themelore”