Mjekja shqiptare infektologe në Belgjikë Valbona Selimaj, ka folur për situatën e koronavirusit dhe mutacionet që ka pësuar ky virus.
Ajo u shpreh për emisionin ‘Rreze Dielli’ se në Belgjikë është përkeqësuar situata dhe çdo javë rritet me 30% numri i të shtruarve. Arsyet e përkeqësimit janë të shumta sipas saj:
“Në radhë të parë temperaturat po ulen dhe njerëzit po rrinë më tepër brenda, e dyta shkollat u hapën dhe jeta ka filluar të ringrihet. Njerëzit vazhdojnë aktivitet e tyre, marrin më tepër transportin publikë, fëmijët shkojnë nëpër shkolla dhe ka dhe një lodhje të popullatës nga këto masat dhe nga ndryshimi I jetës së qytetarëve”, u shpreh ajo.
Si p[asojë e rritjes së numrit të të infektuarëve, Belgjika ka vendosur të mbyll sërish baret dhe kafenetë duke vendosur një afat një mujor.
“E vetmja gjë që është akoma në këmbë janë restorantet, domethënë që nga sot dhe deri në muajin nëntor nuk ka kafene dhe bare të hapura”, tha ajo.
Por a ka pësuar mutacion Covid-19 dhe a ka simptoma të reja, mjekja tha se viruset për të mbijetuar shëndërrohen:
‘”Ato për të mbijetuar mund të bëjnë edhe mutacione domethënë do të shndërrohen, materiali i tyre gjenetik shndërrohet në mënyrë që të mbijetojnë. Kemi parë nga një studim që u bë kohët e fundit para dy tre javësh në Singapor që materiali gjenetik i Sars 2 apo i virusit që jep covid-19 ka pësuar një shndërrim… Nuk mund të themi që pasojat kanë ndryshuar por të gjithë spektri i sëmundjeve të Covid-19 ishte i njëjti, thjesht që ne si komunitet mjekësor, profesionistët e mjekësisë I njohim më tepër sepse nga publikimet nga eksperienca e kolegëve tanë dhe nga publikimet shkencore kemi mundësi që ti shohim të gjitha këto pasoja”, tha ajo.
Megjithatë theksoi se pavarësisht se në 80% të situatës virusi kalon lehtësisht tek 20% e tyre ka simptoma të vështira ku përfshihen aksidentet vaskulare, hemoragji, mungesë oksigjeni në tru dhe kjo jo vetëm në momentin akut por edhe më mbrapa. Kjo lidhet me mënyrën se si ky virus na prek.
Mjekja infektologe tha se këto simptoma dhe disa të tjera mund të çojnë në pasoja shkatërruese për jetën e njeriut.