Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka kërkuar arrestime të zyrtarëve të lartë të implikuar në afera korruptive.
“Në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Soreca u ndal të gjetjet e proges raportit, duke theksuar se korrupsioni është një ndër shqetësimet madhore të Shqipërisë.
Korrupsioni vazhdon të jetë mjaft i shtrirë, në Shqipëri është një shqetësim vërtet serioz dhe kërkon përpjekje të strukturuar dhe të qëndrueshme. Na duhen dënime të formës së prerë në veçanti sa u përket zyrtarëve të lartë”, tha ai.