COVID-19/ Paralajmërimi i radhës i miliarderit Bill Gates: Nëse nuk reagojmë të bashkura do të ketë…

0

Bill Gates ka paralajmëruar amerikanët se do të ketë shifra tmerruese të vdekjeve tjera nga COVID-19, nëse vendi i tij nuk fton qytetarët të “bashkohen për vepruar”.

Gates po vazhdon të kritikoj ashpër reagimin e zyrtarëve amerikanë ndaj pandemisë së COVID-19, që ka shumë më shumë viktima krahasuar me vendet e tjera të botës.

Ai qysh në prill kishte paralajmëruar – kur asokohe ishin 336 mijë të infektuar në SHBA dhe 9.600 tjerë që kishin humbur jetën, që Shtetet e Bashkuara mund të ngecin “në skenarin rrëqethës” nëse nuk reagojnë me kohë, por ka siguruar të gjithë se nëse respektohet distanca numri i infeksioneve të reja mund të bjerë.

Gjashtë muaj më vonë – pasi numri i të infektuarve ka shkuar në 7.6 milionë dhe mbi 213 mijë të vdekur – Gates është shfaqur në NBC për të folur për situatën e rënduar në vend nga COVID-19.

“Do të ketë vdekje tjera nëse nuk reagojmë së bashku”, ka deklaruar Gates para gazetarit Chuck Todd, në intervistën e së shtunës.

64-vjeçari ka folur sërish për mënyrën e testimit duke kritikuar sistemin shëndetësorë, ku qytetarëve u duhet me ditë të tëra të presin për rezultatet e COVID-19.

“Po aplikojmë sistemin më të dobët të  testimit. Por nuk është e vështirë të përmirësohet një gjë e tillë”, ka shtuar miliarderi amerikan.

Themeluesi i kompanisë Microsoft i ka bërë thirrje administratës së Donald Trumpit të përmirësoj kursin duke ndërmarrë hapa konkret.

“Duhet ta pranoni se nuk keni bërë punë të mirë dhe të thoni se duhet të ndërmerrni veprime për ta ndryshuar këtë”, ka shtuar Gates gjatë intervistës.

Gates gjithashtu ka theksuar se Agjencia e Ushqimit dhe Barnave është në presion të vazhdueshëm që të prodhoj disa lloje të vaksinave.

Artikulli i mëparshëmPolicia franceze gjen një pjesë të thesarit të Muammar Gaddafit
Artikulli i radhësEkzekutoi 93 gra, zbulohet një tjetër viktimë e killerit serial në Amerikë