Zbardhet pas disa dekadash një vrasje makabre në Xhorxhia. Eshtrat e një gruaje të gjetur në Dade County janë identifikuar pas 40 vitesh.
FBI thotë se emri i saj ishte Patricia Parker dhe hetuesit besojnë se ajo është viktimë e vrasësit serial, Samuel Little.
Në vitin 2018, Little deklaroi se mes të tjerash, në fillim të viteve 1980 ai kishte vrarë një grua të re me ngjyrë, në Tenesi. Hetuesit mblodhën “më shumë detaje që provuan se se eshtrat e gjetura ishin të gruas që Little kishte marrë në Chattanooga dhe e kishte vrarë më pas në Xhorxhia”.
Sipas FBI-së, vrasësi serial ka rrëfyer se iu ka marrë jetën 93 grave, mes viteve 1970-2005, mes tyre pesë viktima ishin në zonën Georgia-Tennessee, përfshirë edhe Parker, asokohe 30-vjeç.
Gratë e shenjestruara ishin nga grupet më vulnerabël të shoqërisë, përfshirë këtu ato që merreshin me prostitucion ose ishin të varura nga droga.
Little aktualisht po vuan tre burgime të përjetshme në Kaliforni, ndërkohë që para se agjentët e FBI të mësonin për lidhjen e tij me dhjetëra vrasje, ishte burgosur për rrahjen dhe mbytjen e tre grave.