Hije skandali në Veting/ Kush është prokurori që shantazhoi trupën e KPK?

0

Ambasada amerikane ka habitur edhe një herë me tërheqjen e vëmendjes që bëri të premten. Një postim në rrjetet sociale dukej si rrufe në qiellin që sapo ishte hapur. “Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin”, ishte teksti i shkurtër i postimit, ndërkohë që situata e Vettingut duket pa ngjarje të bujshme.

Njësoj si deklarata e ambasadores amerikane 4 muaj më parë, për një marrëveshje kundër Reformës në Drejtësi. U desh ajo deklaratë që të zbuloheshin zhvillimet e nëndheshme të politikës kundër reformës. Këtë herë nuk bëhet fjalë për politikanë që flirtojnë por për prokurorë që shantazhojnë.

Burime thonë se bëhet fjalë për një prokuror që pret vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Seanca për prokurorin ishte për tu zhvilluar përpra 2 javësh, por u shty papritur, pa asnjë shpjegim nga trupa e KPK. Sipas burimit, kjo lidhet me një skandal të paprecedentë në historinë e Vettingut. Prokurori, pasi ka tentuar pa sukses t’i joshë anëtarët e komisionit, i ka shantazhuar. Burimet thonë që janë përdorur përgjime që përfshijnë çështje personale të komisionerëve, por nuk bëhet ende e qartë për cfarë çështjesh është fjala.

Duke qenë se në Vettingun e prokurorit është relatore dhe e afërmja e një anëtareje të kabinetit qeveritar, cështja përbën një skandal të përmasave të mëdha. Ende nuk dihet se cili nga anëtarët është shantazhuar, por rezultati ka qenë në favor të prokurorit deri tani.

Burimet thanë se ishte përgatitur eleminimi i subjektit, por vendimi u shty papritur dhe nuk mund të thuhet më rezultati.

Artikulli i mëparshëmShkencëtarët thirrje qeverive: Të rinjtë të bëjnë jetë normale, të synohet “imuniteti i tufës”
Artikulli i radhësFormacionet zyrtare/ Reja me tre debutues kundër Kazakistanit: Veseli rrëmben krahun e djathtë