Peizazhe të magjishme, paqe dhe qetësi – të gjitha këto i ofron fshati i cili fshihet në Zvicër
Gimmelwald është fshat i vogël zviceran në kantonin e Bernës, në lartësinë mbidetare prej 1363 metrash. Gjendet midis maleve Schilthorn dhe Jungfrau.
Deri te ky vend nuk mund të arrihet me veturë. Për shkak të mungesës së rrugës, në Gimmelwald ndalet teleferiku Schilthorn, mirëpo ekziston edhe shtegu malor i pajisur me litarë çeliku i cili e lidh me fshatin e afërt Murren.
Diç më shumë se 130 banorë të këtij fshati janë mësuar me tempin e ngadalësuar pranë maleve, si edhe me fjalinë të cilën udhëtarët e rastit e shqiptojnë kurdo që e vizitojnë këtë fshat:
“Nuk besoj që ekziston diçka e këtillë”.
Banorët e Gimmelwaldit merren me bujqësi, blegtori dhe turizëm, ndërsa në çdo shtëpi mund të blini djathë i cili punohet nga qumështi i vendit.
Banorët autoktonë të këtij fshati kanë më shumë lopë se kuti postare dhe nuk është për t’u befasuar që fëmijët në vend se në “shtëpi” lozin në “stalla”.
Besimi dhe bashkëjetesa të cilat sundojnë në Gimmelwald janë aq të fora sa që banorët do t’ju lejojnë që në shtëpinë e tyre të hyni pa trokitur, të zgjidhni dhe të merrni djathë sipas dëshirës dhe të lini të holla.
Ata janë të bindur që jeni të sinqertë dhe që nuk do t’i mashtroni.
Ky është një ndër vendet e rralla të mbetura në shtetin evropian në të cilin jetohet pa stres të madh, ashtu siç kanë jetuar edhe stërgjyshërit dhe stërgjyshet e tyre.