Ul maskën të pijë një cigare, gjobitet 400 euro

0

Uli maskën për të pirë një cigare gjatë pushimit të punës dhe tashmë duhet të paguajë 400 euro gjobë. Kjo ngjarje është regjistruar në Pavia të Italisë, ku një bariste u sanksionua nga policia jashtë lokalit ku ajo punonte pasi “nuk mbante maskën në një zonë me fluks të madh njerëzish”.

Pronarja e baristes Samanta u shpreh se do ta kundërshtojë këtë gjobë pasi ishte e panevojshme dhe sepse të gjithë i zbatonin me përpikmëri rregullat e vendosur për koronavirusin. Ajo shton se në momentin që efektivët gjobitën punonjësen e saj në lokal kishte shumë pak klientë të cilët ishin në një largësi të konsiderueshme.

Vendosja e maskës në ambientet e hapura po bëhet një masë e përhapur në shumë vende të Europës, nga e enjtja dhe në Shqipëri do të vendosen gjoba për këdo që nuk zbaton këtë rregull.

Artikulli i mëparshëmSpartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron zhvillime të bujshme në Shqipëri: Këta tre politikanë nuk e mundin dot politikën amerikane dhe gjermane
Artikulli i radhësShqiptari Abazoviç merr Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Sekret në Mal të Zi, ndërkombëtarët zmbrapsin serbët