Basha: Rama do emërojë si kryebashkiake të Durrësit, Milva Ikonomin, për të nënshkruar …

0
Milva Ekonomi zgjidhet kryetare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave -  Tirana Today

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar sot presionet që po i bëhen kryebashkiakes aktuale të Durrësit Emirjana Sako për të firmosur koncesionin prej 100 milionë eurosh për incineratorët.

Gjatë një konference për mediat, Basha tha se Rama e ka gati planin rezervë për të shkarkuar Sakon nga detyra dhe për të emëruar si nënkryetare me kompetenca kryetareje, ish-ministren e tij.

‘Po bëhet gati plani, që Miva Ikonomi të japë dorëheqjen nga deputete dhe të emërohet në krye të bashkisë së Durrësit, për të nënshkruar koncesionin që do të çonte 100 milionë euro për incineratorët.

Kryebashkiakja aktuale nuk e firmos këtë skandal dhe Rama do ta zëvendësojë atë, sepse ai e ka mendjen vetëm se si të vjedhë shqiptarët, jo ti ndihmojë.

A do të ndryshojë ky plan i Ramës, pas këtij denoncimi, këtë na mbetet ta shohim’, deklaroi kreut i PD-së Lulzim Basha para gazetarëve.

Artikulli i mëparshëmHumb jetën nga koronavirusi drejtori i shkollës në Tiranë
Artikulli i radhësMashtrimi me premtimin për naftën/ Rama fshin programin e PS