Artistët në shërbim të PS-së/ Robert Aliaj bën ofertën: Shitje për brekë të përdoruara, por unë dua shumë!

0
Robert Aliaj is undoubtedly one of the most commented Albanian characters  especially in his debates with the "Dance with me" show where he is part of  the jury It is already known that Robert is one of the most valuable  artists in Albania singer, painter and ...

Kohën e fundit me rastin e nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2025, nga ana e Partisë Socialiste është vënë re fenomeni “i blerjes dhe përdorimit” të mjaft artistëve.

Deri më tani, protagonist i kësaj ka qenë kreu i fushatës së PS në Tiranë, Erion Veliaj, i cili është shfaqur në fushatë me këngëtarë si Eli Fara, Kastro Zizo, Brikena Kamenica, aktorin Gaz Paja, etj.

Pikërisht ky angazhim i artistëve në politikë dhe më konkretisht në këtë prag-fushatë të nxehtë elektorale është trajtuar mbrëmë në emisionin “Open”, ku ka spikatur një deklaratë e fortë e artistit të njohur Robert Aliaj.

Pasi e ka quajtur përfshirjen e artistëve në politikë si një trashëgimi nga diktatura, Alia, deklaron se nëse i japin shumë do të ishte i gatshëm që të angazhohej edhe ai. 

“Përfshirjen e artistëve është trashëguar që nga komunizmi. Në komunizëm artistët janë vetë-ofruar. Politika i përdor artistët. Artistët angazhohen për një sërë arsyesh. Jemi një komb shumë i shitshëm. Artistat nuk vlerësohen dhe pastaj angazhohen në politikë. Ne jemi komb i shitshëm. Jemi shitur për një palë mbathje të përdorura. Po të jap një deklaratë: Po të më japin shumë, do angazhohem dhe unë”, deklaroi Robert Aliaj.

Artikulli i mëparshëmShqiptari Abazoviç merr Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Sekret në Mal të Zi, ndërkombëtarët zmbrapsin serbët
Artikulli i radhësHumb jetën nga koronavirusi drejtori i shkollës në Tiranë