Manastirliu jep lajmin: Pas 7 muajve hapen kinematë në të gjithë vendin

0

Kinematë në mbarë vendin tonë do të hapen, sipas protokolleve të koronavirusit. Urdhri për hapjen e kinemave është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministria e Shëndetësisë do të publikojë më vonë dhe të gjithë protokollin që do të ndiqet nga kinematë për të ulur sa më shumë rrezikshmërinë e përhapjes së koronavirusit. Që prej datës 29 mars kinematë u mbyllën për shkak se bënin pjesë në aktivitetet me rrezikshmëri për përhapjen e infeksionit të COVID-19.

Urdhri i Manastirliut është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

Artikulli i mëparshëmNga nesër nis aplikimi i gjobave për ata që kapen pa maskë, nëse refuzon të japësh ID policia të shoqëron në komisariat
Artikulli i radhësMbajtja me detyrim e maskës/ Ç’thonë studimet shkencore për efikasitetin e saj