Edhe një kompani tjetër konfirmon ndërprerjen e përkohshme të testimit klinik të terapisë kundër koronavirusit

    0

    Prodhuesi amerikan i barnave “Eli Lilly and Co”, ka njoftuar se ka ndalur përkohësisht testimin e terapisë kundër COVID-19 për shkaqe sigurie, shkruan Al Yazeera.

    “Eli Lilly and Co” nuk ka komentuar atë se cilat do të jenë implikimet e ndërprerjes së testimit klinik.

    Në fillim të këtij muaji, kjo kompani pati bërë të ditur se të aplikojë për marrjen e lejes urgjente për përdorimin e terapisë së antitrupave, ilaçin LY-CoV555 për të gjithë pacientët me simptomat më të theksuara të COVID-19.

    Kjo kompani prodhon barna kundër COVID-19 që përmbajnë antitrupa, të ngjashme me ato  që i ka përdorur presidenti amerikan Donald Trump që ishte prekur me coronavirus.

    Artikulli i mëparshëmStudimi i ri zbulon se një në tetë persona besojnë se pandemia e COVID-19 është një “mashtrim”
    Artikulli i radhësCOVID-19 mund t’ju lë të shurdhër, 45-vjeçari humbi dëgjimin pasi u infektua – cilësohet si rasti i parë në Britani të Madhe