PD tregon faktet: Paketat gjysmake të Ramës braktisën ekonominë

0

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka braktisur ekonominë shqiptare me paketën gjysmake.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Teliti pohon se kreu i qeverisë nuk mbajti premtimin për paketën e tretë. Sipas tij, në buxhet ka para, të cilat sipas tij nuk mund të jenë vetëm për të paguar koncesionet dhe PPP-të.

MESAZHI I TELITIT

Ekonomia buzë greminës, biznesi në faliment, qytetarët të dëshpëruar.

Faktet janë kokëforta: ER me dy paketat e tij gjysmake prej 101 milionë euro thjesht braktisi ekonominë.

Premtoi paketën e tretë por më pas u tërhoq, ndërkohë që Maqedonia e Veriut ka dhënë paketën e katërt.

Premtoi paketën e rimëkëmbjes, por ishin thjesht propagandë boshe.

Paratë janë, buxhet ka, lekët e shqiptarëve nuk mund të jenë vetëm për të paguar koncesionet dhe PPP-të. Koha nuk pret!

Artikulli i mëparshëmNjoftimi i plotë/ Dita e parë, policia gjobit 171 qytetarë për mosmbajtjen e maskës
Artikulli i radhësShefi i OPEC-ut siguron tregjet se çmimet e naftës nuk do të bien përsëri në vlerat e pranverës. Bursa për datën 15 Tetor 2020