Basha: T’u rimbursohen urgjent ilaçet, mijëra pacientëve me COVID që kurohen në shtëpi

0

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje përsëri Qeverisë sot të rimbursojë medikamentet që po marrin për COVID-19, mijëra shqiptarë që kurohen në shtëpi.

“Asnjë medikament për trajtimin e COVID nuk rimbursohet dhe ky është krim i pafalshëm.

Mijëra pacientë që trajtohen në shtëpi në mënyrë ambulatore duhet të kenë urgjent mbështetjen e shtetit me rimbursimin total të medikamenteve,” theksoi Basha që në krye të konferencës së përditshme për shtyp nga selia e PD-së.

Basha ka bërë thirrje sërish që qeveria të zbatojë planin me 5 pika të propozuar nga PD-ja për të mbështetur qytetarët. 

Artikulli i mëparshëmGjobat për maskat/ Basha: Asnjë masë e paligjshme e vënë nga Rama nuk do të njihet
Artikulli i radhësDerbi i Madoninës/ Inter – Milan, formacionet e mundshme