Vllaznia nuk gjen qetësi, konfirmohen edhe katër raste të reja me Covid-19

0
Vllaznia nuk gjen qetësi, konfirmohen edhe katër raste të reja me Covid-19

Klubi i Vllaznisë nuk po gjen qetësi. Në testet e kryera së fundmi për Covid-19 janë zbuluar edhe katër raste të reja.

Bëhet fjalë për Viktor Da Silva, Ismael Dunga, Mevlan Adili dhe Kristofer Mandiangu, ndaj të cilëve janë marra masat e menjëhershme për t’i izoluar. Sakaq, përveç lojtarëve, është infektuar edhe shoferi i autobuzit të Vllaznisë.

Klubi shkodran ka patur shumë shqetësime së fundmi lidhur me koronavirus, teksa brenda pak ditësh u infektuan 8 persona: lojtarët Gurishta, Marku, Imami, U. Hoxha, Isaevski, Bardulla dhe Çoba, e gjithashtu zv.trajneri Plori.

Ndërkohë, për fat të mirë Imami, Gurishta dhe Marku ia kanë dalë ta kalojnë virusin e rrezikshëm dhe mund të jenë në dispozicion të trajnerit Tomas Bërdariç.

Artikulli i mëparshëmDerbi i Madoninës/ Inter – Milan, formacionet e mundshme
Artikulli i radhësU vra duke mbrojtur një fëmijë me nënën, Bari ngre pllakë përkujtimore për Florian Mesutin