Ministri Spadafora, replikon me fjalë të rënda për CR7: “Mos ji arrogant e gënjeshtar”

0

Një përplasje e fortë mes Cristiano Ronaldo e Vincenzo Spadafora. Portugezi në direkte në Instagram ka folur për gënjeshtra në lidhje me pretendimin për thyerjen e protokollit ndaj Covid-19. E menjëhershme replika e ministrit të sportit: “Fama dhe aftësia e disa lojtarëve nuk i autorizon të jenë arrogantë, të parespektueshëm e të gënjejnë: përkundrazi, sa më i njohur të jesh aq më shumë duhet të kesh përgjegjësinë për të menduar para se të flasësh e të japësh shembullin e mirë”, ka thënë ai për agjensinë e lajmeve Ansa.

Pastaj ministri është munduar të zbusë tonet me një komunikatë zyrtare: “Nuk kam ndërmend të vazhdoj në pafundësi në lidhje me këtë temë: konfirmoj atë që thashë dje në lidhje me braktisjen e hotelit nga disa lojtarë të Juventus, duke u bazuar ndër të tjera në komunikimin e shoqërisë me Asl e Torinos. Nuk do të ndërhyj më për këtë cështje e i uroj shërim të shpejtë të gjithë të sëmurëve”.

Artikulli i mëparshëmCristiano Ronaldos akuzon ministrin e sportit: “Është gënjeshtër, nuk kam thyer protokollin”
Artikulli i radhësSi të mbani një make up të rregullt edhe nën mask