Kina rrit përdorimin e vaksinës! Shtohet numri i njerëzve që merr injeksionin eksperimental

    0

    Kina ka rritur me shpejtësi numrin e njerëzve që po marrin vaksinat eksperimentale të koronavirusit, ndërkohë që një qytet po ja ofron publikut të përgjithshëm dhe një kompani e bioteknologjisë, po ofron një tjetër injeksion falas ndaj studentëve që ikin jashtë vendit.

    Qyteti Jiaxing, në jug të Shangait, po ofron një vaksinë që po zhvillohet nga Sinovac. Autoritetet bënë të ditur grupet me rrezik të lartë, përfshirë njerëzit që janë të përgjegjshëm për operacionet bazike të qytetit, do të kenë prioritet, por që banorët me nevoja emergjente mund të aplikojnë gjithsahtu.

    Vaksina është në fazë përfundimtare të testimit klinik, por nuk është miratuar miratuar ende. Grupi Kombëtar Kinez Biotech,  një kompani tjetër e vaksinës, po e ofron injeksionin falas tek studentët që largohen nga vendi, një strategji që sipas ekspertëve rrit sigurinë.  Më shumë se 168,000 njerëz kanë aplikuar për të marrë vaksinën në një sondazh në rrjet dhe mbi 91,000 po konsiderohen, sipas faqes në ëeb të kompanisë.

    Firmat kineze kanë 5 vaksina në fazat përfundimtare të testimit, por asnjë nuk është miratuar për përdorim në publik. Këto janë pjesë e garës botërore për të zhilluar një vaksinë, që nëse është e suksesshme, i ofron industrisë kineze mundësinë për prestigj dhe shitje botërore.

    Autoritetet kryesore kineze kanë premtuar një vaksinë për përdorim në publik përpara se të mbarojë 2020-a.  Vaksina e kompanisë së bioteknologjisë CNBG, po i jepet stafit mjekësor dhe punëtorëve që largohen nga vendi. Kompania i ka dhënë vaksinë 350,000 personave jashtë provave klinike, sipas deklaratës së një ekzekutivi të kompanisë. Për provat, janë listuar më shumë se 40,000 persona.

    Artikulli i mëparshëmCOVID-19: Teoritë konspirative po vënë në rrezik shëndetin publik
    Artikulli i radhës80% e kredisë është e mbuluar me kolateral, niveli më i lartë që viti nga 2012