Aktori i njohur turk Aras Bulut Iynemli, i njohur për rolet e tij si Jamaç dhe Mert ka dhënë një interivistë për emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” me moderatoren Linda Imami, ku ka treguar më shumë detaje rreth jetës së tij dhe karrierën e tij si aktor.
Gjithashtu ka folur për filmin “Mrekullia në qelinë nr.7 “ filmi që theu rekorde shikueshmërie dhe mori famë ndërkombëtare.
Aktori i famshëm tregoi se edhe atij vetë iu mbushën sytë me lot kur lexoi skenarin e filmit dhe e pranoi menjëherë rolin. Ai u shpreh se nuk e priste një sukses kaq të madh dhe se nuk e bën punën për të fituar çmime.
Ndërkohë, momenti që sigurisht nuk mund të mos na pëlqente ishte momenti ku Aras tentoi të fliste shqip.
Për më tepër shihni videon e mëposhtme.