Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej disa ditësh ka bërë një sërë denoncimesh të njëpasnjëshme në lidhje me koncesionin e inceneratorëve.
Por, në disa dalje, Basha ka theksuar se ka disa media të cilat i censurojnë denoncimet për inceneratorët, ndërsa sot është drejtuar me emër, duke akuzuar televizionin Top Channel.
“Së pari shpresoj që Top Channel të japë edhe konferencën time dhe jo vetëm katër lajmet kundër meje.
Linjën editoriale të Top Channel, çdo shqiptar e kupton.
Ajo që i bën më keq është se nuk jep asgjë të konferencë për shtyp timen, por vetëm ata që më sulmojnë.
Top channel duhet të mbrojë interesin e taksapaguesve.
Censura nuk i bën nder, përkundrazi e diskrediton çdo media”-tha Basha.