Mali i Zi është renditur si vendi i parë në botë për nga numri i infektimeve që nga fillimi i pandemisë në 100 mijë banorë. Ai ka 2,385 raste të regjistruara me Covid-19 për 100 mijë banorë. Në vend të dytë është Armenia ndërsa në vendin e tretë është Spanja.
Nga vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 11 dhe Bosnje Hercegovina në vendin e 14. Kosova është në vendin e 17 ndërsa Shqipëria në vendin e 27. Në vendin e 28 është Kroacia dhe Serbia është e renditur në vendin e 30.
Në të gjithë botën janë regjistruar me koronavirus 40,348,243 persona ndërsa 1,119,305 kanë humbur jetën.