Nafta tregtohet e qëndrueshme. Investitorët, të shqetësuar për rritjen e infektimeve me Covid-19. Bursa për datëm 20 Tetor 2020

0

Nafta po ndryshon minimalisht në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët vijojnë të jenë të shqetësuar mbi rritjen e infektimeve me koronavirus në të gjithë botën, që po dëmtojnë kërkesën për naftë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 42.3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 40.5 dollarë për fuçi. Rastet me Covid-19 në të gjithë botën arritën në mbi 40 milionë të hënën, ndërsa vala e dytë e infektimeve në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara ka rikthyer kufizimet në lëvizje.

Ndërkohë, në takimin e së hënës, paneli ministerial i OPEC+ shprehu angazhimin për të mbështetur tregun e naftës, ndërkohë që shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës po rriten gjithmonë e më shumë. Aktualisht, OPEC+ po zbaton marrëveshjen për uljen e prodhimit me 7.7 milionë fuçi në ditë, e cila do të jetë në fuqi deri në fund të vitit. Ndërsa, duke filluar nga janari ulja e prodhimit do të zbresë në 5.7 milionë fuçi në ditë.

Megjithatë, tre burime të afërta me vendet prodhuese deklaruan se rritja e prodhimit nga janari mund të rishikohet. Por, rritja e prodhimit nga Libia, që po operon jashtë OPEC+, mund të ushtrojë presion mbi çmimet. Libia po rrit me shpejtësi prodhimin, ndërsa më herët konflikti i armatosur mbylli thuajse të gjithë prodhimin e vendit. Investitorët janë në pritje edhe të të dhënave jozyrtare mbi rezervat e naftës në SHBA, që publikohen nga Instituti Amerikan i Naftës. Analistët parashikojnë se rezervat e naftës bruto dhe të karburanteve të distiluara do të kenë rënë gjatë javës së kaluar.

Bursa për datën 20 Tetor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA382.00– 2.75
DIESEL336.25– 3.25
BRENT41.15– 0.64

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmPse nuk i kemi gjetur ende alienët? Ky astronom ka një teori të re për ta shpjeguar atë
Artikulli i radhësPirlo e nis me këmbën e mbarë aventurën në Ligën e Kampioneve, Morata nderon Juventusin