Juventusi fitoi takimin e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve me Dinamon e Kievit me rezultatin 0-2. Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata shënoi të dy golat e sfidës duke i dhënë mundësinë trajnerit Andrea Pirlo të nisë me sukses aventurën europiane.
Ylli i ekipit Paulo Dibala u aktivizua në minutën e 56-të të takimit duke shuar përkohësisht zhurmën brenda kampit bardhezi.
Në sfidën tjetër të Ligës së Kampioneve Zenit Shën Petërburg-Klub Bryzh, fitues dolën kampionët belg në fundin e takimit. Sfida në Rusi përfundoi me rezultatin 1-2.