Ndeshja Getafe-Barcelona krijoi shumë polemika jashtë fushës së lojës, ku protagonisti kryesor ishte Niom. Fillimisht ai ofendoi sulmuesin Ansu Fati, ndërsa më vonë trajnerin Kuman.
Këtij të fundit i ka thënë: “Je bir k…” Trajneri Kuman u ankua te Bordalas se lojtari i tij e ofendoi dhe ky i fundit premtoi që do të marrë masat sepse nuk i toleron këto sjellje.
Megjithatë, Niom reagoi ditën e djeshme duke thënë se lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta dhe në asnjë moment nuk pati sharje në drejtim të trajnerit të Barcelonës. “Lajmet janë të pavërteta. Unë kurrë nuk kam ofenduar trajnerin e Barcelonës”, ka thënë Niom