Kristian Eriksen u afrua me bujë te Interi në merkaton e janarit të këtij viti, me zikaltërit që i paguan Totenhemit 17.5 milionë euro për ta marrë.
Megjithatë pavarësisht afrimit të bujshëm, mesfushori nuk ka gjetur shumë minutazh me skuadrën e Kontes. Ky i fundit në shumicën e ndeshjeve e ka lënë lojtarin në stol, diçka që nuk është pritur aspak mirë nga futbollisti.
Për këtë arsye, danezi ka filluar të mendojë largimin dhe e ardhmja e tij pritet të jetë te PSG-ja. Kampionët e Francës kanë nisur kontaktet me agjentin e mesfushorit dhe do të përpiqen ta afrojnë në janar.