Autoritetet shëndetësore serbe kanë zbardhur raportin më të ri sa i përket gjendjes së pandemisë.
Sipas informacionit të fundit, 512 raste të reja janë regjistruar me coronavirus, raporton b92.
Gjithashtu është raportuar se edhe një persona ka ndërruar jetë, i cili ka pas edhe sëmundje të tjera.
Të paktën 490 njerëz u shtruan në spital dhe 27 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi.
Ndryshe, Serbia deri më tani ka regjistruar 781 vdekje gjersa janë infektuar 37,210 persona.