Ministria e Financave e Kosovës ka thirrur një konferencë për media lidhur me raportimet për zhdukjen e 2 milionë eurove. Paratë janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj Ministrie dhe nuk dihet ende se ku kanë përfunduar
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, mbrëmjen e së martës ka ndërmarrë një aksion në këtë ministri, duke arrestuar një person, zyrtar i Ministrisë së Financave, nën dyshim për keqpërdorim të detyrës ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në arrati. Policia po ashtu ka bastisur edhe shtëpitë e personave të dyshuar për këtë rast. Në anën tjetër edhe Prokuroria e Shtetit tashmë ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Zëvendës-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka thënë se rasti është në fazën fillestare.