Kampioni i botës në Formula 1, Luis Hemilton është duke kaluar një moment të shkëlqyer në sportin e garave me makina, teksa është bërë i pakonkurrueshëm, duke sfiduar edhe legjendën Majkëll Shumaker. Plot 7 tituj kampion, po aq sa shumi, e bëjnë e bëjnë Hemiltonin një nga pilotët më të mirë në botë.
Ndërkohë së fundmi, pilotit britanik, i ka ndodhur një incident me modelin e makinës elektrike ECQ, teksa ishte duke ecur në autostradë për qejfin e tij. Njëra prej gomave të makinave u ça, teksa pilotit iu desh ta ndërronte. Lajmi u bë publik nga vetë ai nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter” duke shkruar:
“Njëra prej gomave shpërtheu në autostradë dhe na u desh të ndaleshim m në stacion. M’u desh një minutë për ta ndryshuar, por pasi e mbarova isha përsëri në rrugë me ECQ-në time. Thjesht gjëja më e mirë të udhëtosh pa patur nevojë për karburant”.