Mjeku Kita Sallabanda tregon llojin e maskës që nuk na mbron nga koronavirusi

    0
    Mjeku Kita Sallabanda tregon llojin e maskës që nuk na mbron nga

    Mjeku Kita Sallabanda tha se në Spanjë maska është e detyrueshme që në muajin Prill.

    Mjeku tha se nga përvoja e gripit stinor, ku maskat kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve është këshilluar edhe me rastin Covid.

    “Maskat sot në Spanjë kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve me grip. Nga eksperienca e gripit kemi sugjeruar përdorimin e maskës në rastin e Covid 19. Maskat kirurgjikale durojnë deri në 7 orë. Maska me copë që nuk kanë filtër brenda janë pa vlerë. Në Spanjë që në muajin Prill maskat janë të detyrueshme”, u shpreh mjeku për Opinion.

    I pyetur nëse mbajtja e maskave ka ndikuar në uljen e infektimeve, Sallbanda tha se janë të tjerë faktorë që kanë ndikuar në shifrat e larta, por pohoi se numri i të sëmurëve rëndë nuk krahasohet me situatën e marsit apo prillit.

    Artikulli i mëparshëm“Jam i shqetësuar”, shkencëtari i NASA-s jep lajmin e madh: Bota nuk është e përgatitur për këtë zbulim që po bëjmë në Mars! (FOTO)
    Artikulli i radhës‘Topi nuk është han me dy porta’, Rezart Veleshnja sqaron sherrin e shumë përfolur me Luana Vjollcen, tregon pse i fshiu fotot nga emisioni i parë