EMRAT/ Shpërndanin drogë, kapen dy të rinjtë e rrezikshëm

0
EMRAT/ Shpërndanin drogë, kapen dy të rinjtë e rrezikshëm

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalaja”, ndërsa në pranga ranë dy persona të rrezikshëm. Burime nga Policia e Tiranes bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit Juris (Julian) Çobo, 32 vjeç dhe Klevis (Nelton) Arbri, 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, te cilet akuzohen se shperndanin kokainë dhe heroinë në qytete të ndryshme të Shqipërise.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, vihen në pranga dy persona, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet rreth 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes ë drogave të forta, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një punë hetimore disa mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Kalaja”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :

J(J).Ç., 32 vjeç dhe K(N).A., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Artikulli i mëparshëmBastiset xhamia në Gjermani/ Erdogan: Kjo është ‘Islamofobi’
Artikulli i radhësDashnorja e mbretit flet për herë të parë për ‘dhuratën 65 mln euro’